Bota

Kamioni përmbyset në Teksas, dy milionë bletë shpërndahen dhe alarmojnë banorët!

Një aksident i pazakontë është regjistruar në Texas, ku një kamion me tre akse që transportonte koshere bletësh është përmbysur duke shkaktuar “lirimin” e rreth dy milionë bletëve.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit lindor të Morrisville, duke detyruar autoritetet lokale të emergjencës të lëshojnë menjëherë paralajmërime për banorët që të qëndronin brenda banesave për shkak të rrezikut nga insektet.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë bletarë të veshur me kostume mbrojtëse teksa punojnë mes reve të mëdha bletësh, ndërsa një numër i madh insektesh janë parë të ngjitura në pemët e zonës përreth aksidentit.

Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti u menaxhua relativisht shpejt nga shërbimet e emergjencës, të cilat ndërhynë për të kufizuar rrezikun dhe për të rikthyer situatën nën kontroll.

LEXO EDHE: Vala ekstreme e të nxehtit shndërron Senën në plazh, 3 viktima në Francë dhe temperatura mbi 42°C përfshijnë Evropën

Shërbimet e emergjencës së Qarkut Orange bënë të ditur disa orë pas ngjarjes se bletët po transportoheshin te bletarë lokalë, të cilët u angazhuan për të shpëtuar kolonitë e insekteve dhe për të minimizuar humbjet.

Autoritetet nuk raportuan për persona të lënduar, ndërsa ngjarja mbetet një nga incidentet më të pazakonta të raportuara së fundmi në zonë.

LEXO EDHE: Dorëheqja e Starmer-it/ Shtyhet samiti BE–Mbretëri e Bashkuar i planifikuar për në korrik, Costa: Do të caktojmë një datë tjetër, dëshiroj që pasardhësi…