Kampionati vështirësohet, blerja e madhe e Partizanit vazhdon të mungojë…

Partizani e ka nisur me ndryshime vitin 2024, pasi në krye të pankinës ka ardhur trajneri Orges Shehi. Misioni ka nisur menjëherë ditën e djeshme, teksa lojtarët i janë nënshtruar një stërvitjeje me karakter rikuperues, por nuk ka munguar analizimi i kundërshtarit nga ana e stafit teknik. Dëmtimet bëhen edhe një herë tjetër problem në klubin e kuq, aty ku së fundmi raportohet një humbje tjetër për ndeshjen e radhës. Adnard Mehmetit i është rikthyer problemi në kavilje dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Mesfushori ka pësuar ënjtje të theksuar në atë pjesë të këmbës dhe po i nënshtrohet një terapie. Sakaq, mësohet se edhe Sembene ka pasur një shqetësim muskulor në ditët e fundit dhe po punon intensivisht për të qenë gati për betejën e Shkodrës. Gjithashtu, Arinaldo Rrapaj reklamoi një problem ndaj Apolonisë dhe do të ndiqet deri në momentet e fundit, për të mos rrezikuar një përshkallëzim të dëmtimit.

Preka dhe Hoxha po stërviten normalisht me grupin, por ende nuk shihen të gatshëm për ta nisur nga minuta e parë. Përveçtyre, Mba dhe Bintsuka mbetenjashtë dhe pritet të jenë gati vetëm në ditët e para të shkurtit. Formacioni ende nuk është saktësuar 100%, por një ide paraprake, ndikuar edhe nga mungesat, mund të krijohet. Në mbrojtje Janjeva pritet të zëvendësojë Sembenen, teksa në mesfushë pritet sërish Murataj. Një dilemë është në sulm, aty ku Taipi duket disi më i avantazhuar ndaj Kekos.