Banorët e rrugës Horsham Close në Banbury, Oxfordshire të Anglisë, po ankohen për gjendjen e mjerueshme të rrugës që s’është riparuar prej më shumë se 40 vitesh. Ian dhe Elaine Bowyer thanë se rruga nuk është asfaltuar asnjëherë që kur jetojnë aty. Këshilli lokal u ka thënë se, sipas raportit të fundit ALARM, cikli mesatar i riparimeve të rrugëve është 103 vjet.

Banorët e tjerë e quajnë situatën të rrezikshme, pasi gropat dhe dëmtimet e asfaltit vështirësojnë drejtimin e makinës. E këshilltari Andrew Crichton pranoi se rruga ka nevojë urgjente për mirëmbajtje. Ndërkaq, rrugët e asfaltuara ‘vetë-shëruese’ mund të ofrojnë së shpejti një zgjidhje për krizën e gropave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të ri. I projektuar me inteligjencë artificiale, një lloj i ri asfalti i bërë nga mbeturinat e biomasës mund të korrigjojë çarjet e veta pa pasur nevojë për mirëmbajtje ose ndërhyrje njerëzore. Shkencëtarët në Universitetin Swansea në Londër kanë gjetur metoda duke shpresuar për të krijuar rrugë më të qëndrueshme.
I njohur gjithashtu si bitum, asfalti është një substancë e zezë ngjitëse që rrjedh nga nafta bruto, e përdorur gjerësisht për të ndërtuar rrugë, autostrada dhe pista aeroportesh. Studiuesi kryesor dhe eksperti në asfaltin ‘vetë-shërues’ në Universitetin Swansea, Dr Joe Norambuena-Contreras, tha se qasja do të ndihmonte zhvillimin e rrugëve pasi emetimet e karbonit në rrugë mund të lidhen kryesisht me prodhimin e asfaltit. Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe sektorit privat, që të investojnë në iniciativën për të përmbushur objektivat.