Bota Botë e Çuditshme

Koleksionisti i lojës “Monopoly” thyen rekordin botëror të Guinness!

Një fanatik britanik i lojërave të tavolinës theu rekordin botëror Guinness kur koleksioni i tij i relikeve të lojërave të tavolinës Monopoly arritit shifrat prej 4379. Neil Scallan, koleksioni i të cilit përbëhet kryesisht nga botime të ndryshme të Monopoly, vendosi rekordin me 1677 sete në 2016-n dhe theu rekordin personal me 1999 në 2017 dhe 2249 në 2018.

Koleksioni tani arrin shifrën e 4379, duke forcuar pozicionin e tij si mbajtësi i rekordeve botërore për koleksionin më të madh të relikeve të lojërave të tavolinës Monopoly. “Unë fillova me grupin standard. Pastaj fillova të bleja në vende të ndryshme ndërsa po udhëtoja”-tha Scallan për Guinness World Records. Scallan tha se një “gral i shenjtë” ende mungon në koleksionin e tij: një edicion i rrallë i lojës i krijuar për Cronulla Sharks, një ekip australian regbi.