Grabitet kisha e Shën Thanasit në Korçë. Autorët ende të paidentifikur hynë forcërisht nga dera e pasme e objektit të kultit. Ata thyen 4 arka me paratë e hedhura nga besimtarët për bamirësi. Policia e Korçës nisi punën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, ndërsa në mbarë vendin janë të shpeshta raste të tilla ku shënjestrohen për grabitje objektet e kultit.