Botë e Çuditshme

Kroati mban frymëmarrjen nën ujë për 29 minuta, thyen rekordin botëror!

Vitomir Mariçiq nga Kroacia, arriti të qëndrojë pa frymë 29 minuta e 3 sekonda në fund të një pusi 3 metra të thellë, duke thyer rekord botëror. “Mu bë gjithçka më keq fizikisht, sidomos për diafragmën, për shkak të kontraktimeve, por mendërisht e dija se nuk do të dorëzohem”-tha Mariçiq. Në përgjithësi, gjatë mbajtjes së frymëmarrjes niveli i oksigjenit në gjak bie, ndërsa ai i dioksidit të karbonit rritet. Kur ky i fundit arrin një nivel të caktuar, trupi fillon kontraktimet e pavullnetshme të diafragmës, që shkakton refleksin për të marrë frymë përsëri.

 

Më 14 qershor, Mariçiq arriti të mbajë frymën për 29 minuta e 3 sekonda, duke thyer rekordin botëror për mbajtje frymëmarrjeje me ndihmën e oksigjenit me afërsisht pesë minuta. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 2021 nga një tjetër kroat, Budimir Shobat.