Celebrities Film & Tv Gossip

“Më kanë shkruar djemtë nga Për’puthen dhe Big Brother”, Ina flet për ngacmimet pas ndarjes nga Keijsi!

Ish-banorja e “Big Brother VIP5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit.

Ky i fundit e ka pyetur atë në lidhje me ndarjen nga ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keijsi Hyseni, si dhe për jetën e saj private. Ina tregoi se nuk është e dashuruar, e në një moment Mateo e pyeti nëse të dashurin e donte motorist apo futbollist.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-finalisti e pyeti Inën nëse i kanë shkruar djemtë e “Për’puthen”, “Big Brother” apo ndonjë personazh VIP?

Aderi u përgjigj se ka patur ngancmime, por nuk ka zbuluar ndonjë emër konkret.

Pjesë nga intervista:

Tani që je beqare, të kanë shkruar djemtë e “Për’puthen”, të “Big Brother” ose ndonjë personazh VIP?

Po, me thënë të drejtën ngacmime ka por nuk dua që të ekspozohem e të jap emra. Por po pafund.

Çfarë ka qenë diçka më absurde që ke dëgjuar për veten pas daljes nga Big-u?

Janë shumë, sikur ka komente të mira, ka dhe të këqija.