Minutat për Nedim Bajramin mungonin nga 5 tetorit. Pas katër ndeshjeve ku ndodhej në tribunë ose stol, më në fund fantazisti i Kombëtares mori minuta me Rejnxhërsin.
Bajrami u aktivizua në minutën e 64-t, ndërsa ishte pjesë e fitores 2 me 1 ndaj Livingston. Për të ishte ndeshja e parë me trajnerin Dani Rohl në krye, ndërsa ky i fundit e drejton ekipin prej shtatë ndeshjesh.
LEXO EDHE: Shkëlqeu me Kombëtaren, dy klube nga Anglia kërkojnë Arbër Hoxhën!
Trajneri Rohl la përshtypje të mirë pas sfidës për Bajramin. Kështu e ardhmja e 26-vjeçarit mund të ketë kthese tjetër, ndërsa largimi më parë dukej i pashmangshëm.
“Ai po priste për këtë mundësi. Disa lojtarëve u nevojiten këto momente, për të treguar kur mund të na ndihmojnë neve. Kishim një ndjesi të mirë pas pushimit për shkak të kombëtareve. Nedimi pati një moment të mirë, shpirt gare. E ndjeva se bëri pasime të mira, shumë të zgjuara. Ishte një hap i vogël për të, por një hap pozitiv. Tani duhet të vazhdojmë”, u shpreh trajneri i Rejnxhërs.
LEXO EDHE: “A nuk bëni asgjë te kombëtarja?”/Trajneri i Rubin Kazan qorton Dakun: Nuk stërvitesh sa duhet!
Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h. Pas tij renditen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h. Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte mbrojtësi Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h