Aktualitet

Lamtumira për Nanon në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar!

Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Gjithsesi, avokati Spartak Ngjela, ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri.

LEXO EDHE: “Sa të paskan dashur, Fatos…”, kryeministri Rama: Edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë…

Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë

Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.

LEXO EDHE: Shqipëria në zi për vdekjen e Fatos Nanos, mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve!

Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.

Me respektimin sublim për

Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano

Spartak Ngjela

2 nëntor 2025