Sport

Lojtari i momentit te Trabzonspori, trajneri nuk e fsheh frikën për Muçin: Shpresojmë që…

Ernest Muçi është lojtari i momentit te Trabzonspori. Futbollisti i Kombëtares realizoi dy gola dhe asistoi një tjetër te ndeshja e fundit ndaj Istanbulspor. Trabzonspori ndërkohë siguroi kalimin në turin tjetër të Kupës.

Ndeshja e radhës për ekipin e Muçit do të jetë në transfertën e Kocaelispor. Trajneri i këtyre të fundit ka folur pikërisht për Muçin, duke e parë si rrezikun kryesor. Selçuk Inan u shpreh:

“Kampionati po fillon, jemi të emocionuar dhe do të luajmë përpara tifozëve tanë. Do të përballemi me një ekip të fortë. Edhe pse në periudhën e fundit mund të mos duket në formën më të mirë, është një nga skuadrat e rëndësishme të ligës.

LEXO EDHE: Nuk do ta besoni, por Ernest Muçi ka barazuar rekordin e Mbappe dhe Phil Foden…

Ka një skuadër me cilësi të lartë, por ne po e analizojmë kundërshtarin dhe kam besim te ekipi im. Nëse luajmë një ndeshje ku, me planin e duhur dhe lojën e duhur, luftojmë dhe vrapojmë po aq sa kundërshtari, shpresoj që të dalim prej andej me fitore. Kemi identifikuar disa lojtarë kryesorë. Muçi dhe Zubkov janë lojtarë të talentuar.

Sigurisht që kanë edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm dhe për ta do të marrim masa. Ndoshta nuk do të mendojmë shumë në aspektin individual, por si ekip do të marrim masa me një qëndrim dhe lojë të përbashkët. Muçi është një lojtar i mirë, por ne po përqendrohemi te vetja jonë. Shpresojmë që në këtë ndeshje të mos e lejojmë Muçin të shënojë gol”, deklaroi trajneri i Kocaelispor.

LEXO EDHE: Tifozët e Trabzonit të “çmendur” pas Muçit, thirrje ndaj klubit: Blini Muçin, i mbledhim ne paratë