Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Luizi, Kristi dhe Dea janë përplasur sërish në Prime-in e sotëm, pas një situate në dhomën e gjumit ku këta të fundit po provonin parfumet. “Po i merrnin erë njëri-tjetrit”, tha Luizi për Kristin dhe Dean, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se dy banorët po fillojnë të afrohen më shumë se çfarë shihet nga jashtë. Ai e quajti Dean budallaçkë, sepse tashmë është vajza e tretë në radhë për Kristin brenda shtëpisë.
Luizi: Budallaqja ishte Dea, sepse ashtu e përdor Kristi.
Dea: Ndërkohë ka disa javë që i thotë Kristit përse rri me mua.
Kristi: Paaftësinë që ke ti, të vish e të komentosh pasionet e mia, ndërkohë që flas me Dean…
Luiz: Të njëjtën gjë që bëre me Keisin, bërë edhe me Dean.
Nga prime i fundit, në nominim janë 4 banorët e rikthyer, Kiara, Bledi, Efi dhe Ronaldo. Në lidhje me këtë televotim në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?. Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Bledi (59%), Kiara (20%), Ronaldo (19%), Efi (2%).