“Mallkimi i shkrimtarit” është një vepër që vjen në trajtën e një tregimi të shkurtër nga autori Fisniku, i cili dëshiron të njihet tek lexuesi shqiptar vetëm me këtë emër, pasi siç dhe vetë thotë, jeta e tij personale nuk ka të bëjë fare me atë artistike. Kjo jo për t’u fshehur, por për faktin e vetëm që dëshiron të vendosë fokusin aty ku duhet. Me këtë libër, autori do që t’i japë lexuesit një shije të mënyrës së tij të të shkruarit, me ngjyra tepër filozofike, që duhen ndjekur me imagjinatë të pastër dhe mendim të hapur.
“Mallkimi i shkrimtarit” arrin të depërtojë ëmbël në zemrën tënde dhe ta ngrohë atë e netët më të ftohta të dimrit, duke percjellë shqetësim dhe paqe njëkohësisht, në mënyrën më të veçantë të mundshme.
Ky libër ngre pyetje, dyshime, që ceken të paktën një herë në jetë. Në të gjenden gjurma shprese, dëshire, të njeriut që po vuan shkuljen e vlerave, po ashtu shkuljen e mundësisë së një bote ideale. Gërvisht ndërgjegjen, gërvisht nën-ndërgjegjen.
Pjesë nga libri:
“Kështu mund t’i ndihmosh vërtet njerëzit, duke u ndarë prej tyre dhe duke i lënë ata me idenë se ata morën aq sa mundën, pa marrë parasysh çfarë. Ndjenja e ngopjes, nëse dikush e ndjen vërtet nevojën për këto fara, le t’i ketë. Nëse ai thjesht kënaqet të kënaqë veten duke marrë vetëm pasurinë tonë, kjo është edhe më mirë, do të thotë se ai ju respekton, megjithëse nuk është në gjendje ta realizojë vetë!
Dhe fjalët e tij dolën të vërteta, të nesërmen do të vinte re të njëjtin burrë që ecte me kokën ulur ose vinte të blinte përsëri fara, plot dëshirë dhe humor të mirë, pa kërkuar më shumë dhe pa falenderuar para se të largohej.”