Rajoni

Maqedoni, qytetarët protestojnë kundër kazinove dhe pikave të basteve

Në Maqedoni, qytetarët e Tetovës protestuan kundër kazinove dhe pikave të basteve në qytet. Në Rrugën e “Ilindenit” e në Bulevardin “Iliria” ka mesatarisht një të tillë çdo 45 metra. Shkak i protestës u bë hapja e një kazinoje përballë Universitetit të Tetovës. Protestuesit kërkuan që kazinotë, jo vetëm të mos jenë pranë shkollave, por të dërgohen të paktën 3 kilometra jashtë qytetit. Protesta u përkrah edhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.