Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç u emërua Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë me dije nga media serbe, B92, që i referohet burimeve të sigurta.
Në po të njëjtin takim në të cilin është marrë vendimi, Gjuriç është liruar nga detyrat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, post të cilin e mbante që nga viti 2014. Emërimi i Gjuriç si ambasador në SHBA ishte përfolur edhe më herët në mediat serbe.
Gjuriç shumë shpejt do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë detyrën zyrtarisht. Tashmë pritet që qeveria të publikojë emrin që do zërë vendin e Gjuriç në Zyrën për Kosovën.