Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes së Kryebashkiakes së Roskovecit si të pandehur nga SPAK.
Ai thekson se marrja e saj si e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit.
Më tej Bardhi thotë se kështu Bufi i kryekrimeneles elektorale Belinda Ballukut.
“Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit. Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku. Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufin. Mësohet se Bufi është marrë e pandehur për veprën penale të “Përdorimit të Funksionit Publik për Veprimtari Politike”.
LEXO EDHE: Fletëthirrja nga SPAK për Berishën në Kuvend, reagon Bardhi: Nuk kemi refuzuar asgjë!
Hetimi i nisur pas një kallëzimi penal ndaj saj është përfunduar nga SPAK dhe dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shqyrtohet.
Gjatë dy viteve të fundit në SPAK janë depozituar tre kallëzime ndaj Bufit, ndësa të paktën dy herë, ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.