Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një punonjës i Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa një koleg i tij mbeti i plagosur.
Në mesazhin e tij, Bardhi shprehet i tronditur nga ngjarja dhe dënon me forcë aktin kriminal, duke theksuar se autori duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal.
I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur.