Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Më pak e ekspozuar…”/ Vedati zbulon detaje nga takimi i parë me familjen e Roelës: Dhëndri e paguan faturën!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana”, Vedati tregoi më tepër për lidhjen e tij me Roelën.

Familja ishte në dijeni për lidhjen tonë. I kam takuar familjarët e Roelës në Tiranë. Bisedonim në telefon, nuk kisha dhe aq siklet. Ishte një emocion i veçantë. Ishim për darkë, dhëndri e paguan faturën. Presion jo, por ai meraku i nënës, kujdesu mirë për vajzën time. Unë e bëra të qartë në “Për’puthen’ – dua një grua nuk jam këtu për të bërë hajgare…

Sa i përket takimit të Roelës me familjen e Vedatit, ai tha:

Nga Roela ishte një emocion shumë i madh. E respektoi, ishte gjithë ditën duke kërkuar nëpër dyqane të blinte veshje që korrespodojnë për pamjet e familjes sime. Kur është me mua është ndryshe, por kur takohet me familjarët e mi duhet të ketë veshje tjetër, më pak e ekspozuar. Pa i thënë e bëri vetë, dhe këtë e vlerësova, nuk ishte e nevojshme t’i thoja.