Aktualitet

Mori pa leje makinën e të atit, shpallet në kërkim 14-vjeçari në Has!

Një 14-vjeçar në Has është shpallur në kërkim pas kërkesës së familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se ditën e djeshme 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar nga banesa. Familja ka bërë menjëherë kallëzim ne Komisariatin e Policisë në Has, këta të fundit e kanë shpallur të miturin në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.

LEXO EDHE: Goditet kalimi i paligjshëm i kufirit në Rinas, arrestohen gjashtë shtetas kinezë dhe një bjelloruse!

Njoftimi i Policisë

Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

LEXO EDHE: Rriten nivelet në kaskadën e Drinit, HEC Koman dhe Vau i Dejës afrohen 1 metër nga kuota maksimale

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.