Dy persona të shpallur në kërkim ranë në prangat e policisë, në pikën kufitare të Kakavijës. Zyrtarisht njoftohet arrestimi i një 26-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe një 46-vjeçari, për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
1. D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
2. L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ky shtetas ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.