Aktualitet

Kakavijë, bllokohen mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale!

Rreth 1 mijë e 500 palë atlete, të dyshuara për cenim të një marke tregtare, u bllokuan nga strukturat doganore në pikën kufitare të Kakavijës. Ngarkesa u zbulua gjatë një kontrolli fizik mbi një mjet transporti të deklaruar për regjim tranziti.

Sipas verifikimeve, pjesa tjetër e mallrave ishte në përputhje me deklarimin doganor, ndërsa produktet e dyshuara u sekuestruan për procedura të mëtejshme. Mjeti u vendos në parkimin doganor dhe po mbahet nën monitorim deri në përfundim të hetimeve administrative.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson angazhimin e saj për forcimin e kontrolleve, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe respektimin e legjislacionit në fushën e tregtisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.