Aktualitet

Nga pronat te makinat luksoze, konfiskohen pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës!

Rreth 1 mln euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës janë konfiskuar nga policia e shtetit.

Operacioni “RESEMBLANCE”, u finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në bazë të vendimeve të Gjykatës së Posaçme, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë njësi shërbimi, automjete dhe një orë luksoze, u kaluan në favor të shtetit.

Materialet u dorëzuan Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme.

Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 1 milionë euro:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).

Apeli i Posaçëm vulosi më 23 tetor 2024 konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.

Redjan Rraja është i dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet si një nga atentatorët e atentatit ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj në vitin 2019. Arresti i tij u bë i mundur më 5 nëntor të 2019, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në mjetin e përdorur gjatë atentatit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;

7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;

8. Një orë dore (Rolex).

Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.