I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Igli Daizi, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për shkak të një problemi familjar. Ai ka rrëfyer arsyen pse vendosi që ta linte lojën e tij dhe si ishin ato ditë brenda BBV4 për të. Po ashtu ai ka dhënë mendimin e tij dhe për disa nga banorët aty brenda…
Kush nga banorët të duket se po aktron aty?
Me ndryshimin që po shoh tani, nuk është fare ajo Egli. Me aq sa e pashë unë ajo nuk ka bërë lojë, kishte atë mirësinë në shtëpi që të jepte kënaqësi. Egli filloi lojën tani me Gjestin. Po luan, mund të ketë ndjenjë përderisa e shpreh haptazi, por është 40% ndjenjë, 60% lojë. Për mua është më e bukur ajo Egli që ishte në fillim.