Bota

“Pati kërcënime, ankesa, po…”/ Vance mohon se deklaratat e Trump prishën bisedimet me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mohuar se deklaratat e Presidentit Donald Trump kanë dëmtuar negociatat e fundjavës me Iranin.

Duke folur nga Zvicra pas disa orësh diskutimesh për një marrëveshje të mundshme, Vance tha se komentet e Trump nuk e prishën procesin negociues. “Jo, ata nuk e prishën negocitatat”, u shpreh ai.

Gjatë kohës që zhvilloheshin bisedimet, Trump kishte kërcënuar me masa të reja ndaj Iranit dhe i kishte bërë thirrje presidentit iranian të “kishte kujdes me deklaratat”.

Vance pranoi se këto deklarata sollën një ndërprerje të shkurtër në negociata, por sipas tij dialogu vazhdoi. “Pati pak kërcënime, pati pak ankesa, por në fund të ditës bisedimet vazhduan dhe bëmë përparim të madh”, tha ai.

Sipas zëvendëspresidentit amerikan, pala amerikane u ka shpjeguar iranianëve se Presidenti Trump do të reagojë ndaj deklaratave që, sipas Uashingtonit, kërkojnë korrigjim.

Bisedimet SHBA-Iran vijojnë ndërsa palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje për çështjet e sigurisë dhe programin bërthamor të Teheranit.