Aktualitet

Përplasi me makinë këmbësorin, arrestohet 34-vjeçari në Lushnje

Një 34 vjeçar me iniciale R. K., banues në Lushnjë është vënë pranga mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skender Libohova”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po ashtu Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin L. E., 46 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij.

LEXO EDHE: GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të gjykuar avokatin Petraq Semani, akuzohet se mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët

Sakaq, shpalli në kërkim shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, sepse dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia, tre të arrestuar në Durrës…
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. V., 64 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 53-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.