Një pemishte në Virxhinia zyrtarisht fitoi titullin e Rekordeve Botërore Guinness, për pjeshkën më të rëndë duke kultivuar një frut që peshonte 825 gramë. Pemishtja e pjeshkave Chiles në Crozet tha se mbledhësit e pjeshkave e mblodhën frutin masiv më herët në shtator dhe dyshonin se mund të thyente rekordin botëror, i cili ishte 820 gramë.
“Ne nuk po përpiqeshim qëllimisht të kultivonim pjeshkën më të madhe atje, por rastësisht moti që patëm këtë vit doli i mirë, bëri që të kultivonim një pjeshkë gjigante”-tha kultivuesi Henry Chiles për WVIR-TV. Pjeshka, një varietet i njohur si PF-27A u dorëzua në Rekordet Botërore Guinness, të cilat tani e kanë konfirmuar atë si pjeshka më e rëndë në botë.
Ne të gjithëve na pëlqejnë frutat e lëngshme por nganjëherë lëkura e tyre e jashtme ka shtresa të papëlqyeshme materialesh që të prishin oreksin. Në këtë mënyrë dhe pushi ose “leshi” në lëkurën e disa pjeshkave mund të bëjë të largohen preferuesit e saj pasi as nuk e dinë çfarë është. Por misteri tashmë mund të lihet i qetë pasi studiuesit kanë gjetur kohën të merren dhe me këtë, duke dhënë një përgjigje. Ata thonë se pushi në lëkurën e pjeshkave është tipar i evolucionit të tyre që ka një qëllim të caktuar.