Tech

Profesionet më pak të rrezikuara nga IA, sipas të dhënave të Anthropic!

IA po të merr vendin e punës.”

“IA nuk po merr vende pune.”

“IA nuk do të të zëvendësojë ty, por dikë që nuk e përdor atë.”

Këto janë frazat që dëgjohen vazhdimisht. E vërteta është se inteligjenca artificiale (IA) po transformon punën në shumë industri.

Forumi Ekonomik Botëror parashikon se IA dhe automatizimi do të zhdukin 92 milion vende pune, por do të krijojnë një shtesë neto prej 78 milion deri në vitin 2030.

Megjithatë, jo çdo profesion preket njësoj. Ka role që mbeten shumë më pak të ekspozuara ndaj IA.

Profesionet më pak të rrezikuara janë ato që:

– kërkojnë ndërhyrje fizike njerëzore

– kërkojnë gjykim dhe mendim kritik

– lidhen me situata emergjente ku nuk mund t’i besohet një roboti

– përfshijnë kujdes për njerëz vulnerabël

– mbështeten te inteligjenca emocionale

– zhvillohen në kushte të paparashikueshme

Anthropic publikoi një studim që krahason:

– profesionet me ndikim teorik të IA

– profesionet me ndikim real të vëzhguar

Profesionet me më pak ndikim janë ato ku këto elemente mungojnë.

Nga analiza rezulton se këto kategori janë më pak të rrezikuara:

– Punëtorë ndërtimi

– Teknikë instalimi dhe riparimi

– Punëtorë në bujqësi

– Punëtorë prodhimi

– Punëtorë transporti

– Punëtorë mirëmbajtjeje të hapësirave

– Punonjës të kujdesit personal

– Punonjës në ushqim dhe shërbim

Shumica janë profesione praktike (“blue-collar”) dhe shpesh paguhen mirë. Për shembull, një elektricist mund të fitojë 60,000–100,000 dollarë në SHBA, ndërsa instaluesit e ashensorëve deri në 106,000 dollarë pa diplomë.

Shembuj pozicionesh që nuk mund të zëvendësohen nga IA:

Ndërtim: marangoz, elektricist, hidraulik

Riparim: teknik HVAC, instalues ashensorësh, teknik radiologjie, instalues panelesh diellore

Bujqësi: operator pajisjesh bujqësore, fermer, teknik ujitjeje

Prodhim: menaxher cilësie, menaxher operacionesh

Transport: shofer kamioni, autobusi, shpërndarjeje, menaxher logjistike

Mirëmbajtje: kopshtar, punonjës mirëmbajtjeje

Kujdes personal: infermier, kujdestar, punonjës social, edukator fëmijësh

Ushqim/shërbim: barist, banakier, kuzhinier

Në të kundërt, profesionet me bazë te njohuritë dhe të varura nga kompjuterët janë më të rrezikuara.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë të ndryshohet menjëherë karriera. Por një element kyç i qëndrueshmërisë profesionale është të kesh alternativa.

Zhvillimi i aftësive shtesë, edhe si aktivitet dytësor, mund të ndihmojë për të shmangur pasigurinë në të ardhmen. /shqip.al