Celebrities Lifestyle Live From Tirana

Pse burrat që tradhtojnë nuk duan të divorcohen?! Sociologia Marsi Simo flet për këtë në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike sociologia Marsi Simo për të na dhënë gjykimin e saj në lidhje me një artikull të publikuar së fundmi i cili shpjegon se pse burrat që tradhtojnë zakonisht nuk duan të divorcohen. Si e gjykon Marsi këtë?

Në fakt janë shtuar rastet që gratë duan të divorcohen dhe kjo na çon aty që burrat edhe pse janë të lëkundur vendin e gjejnë po prapë në shtëpi. Një pjesë e martesave nuk bëhen me dashuri por duke vendosur disa kushte, lidhje objektive që i lidh ato me fitimet e tij monetare, personale. Një grua shtëpiake nuk ka dëshirë të bëj një karrierë, por të rri në shtëpi gati për çdo tekë të bashkëshortit. Duke bërë këtë kompromis, nëse nis kështu kjo marrëdhënie do të ketë kompromise të tjera më vonë. Bien dakord të dyja palët, të bëjmë një martesë, të ngremë themele që nuk kanë për bazë një pëlqim të dyanshëm. Diskutimi i lirshëm si tema për seksin midis dy partnerëve mungon sepse disa burra mendojnë që disa biseda me gratë e tyre nuk bëhen, në fakt duhet të jetë e kundërta. Burri dhe gruaja nuk duhet të kenë frustrime të tilla. Njeriu kërkon lirshmëri, nuk martohet për 1 0se 2 vite dhe do dalin me patjetër në pah dëshirat e tyre. Nëse me një person nuk ndihemi të qetë dhe në paqe atëherë do ta kërkojmë diku tjetër. Burrat kanë më shumë kohë dhe mundësi për të tradhtuar dhe për të njohur njerëz të rinj.

A po kërkon ai thjesht një “pushim” nga kjo marrëdhënie me gruan e tij?

Më duket si justifikim sepse nuk e kuptoj ku lodhen ata, shtëpinë e kanë shplodhje e ndërsa gratë kanë fëmijët, shkojnë në takime me prindër, etj. Ende ka burra që nuk dinë të hekurosin, nuk dinë ku kanë rrobat e tyre. Ky lloj pushimi është një lloj lodhje nga rutina, por gruaja nuk ka kohë të lodhet. Fakti se burrat tradhtojnë se e kanë në instiktet e tyre, ndiqen nga harmomet është një lloj miti që ja kemi lejuar ayre ta bëjnë këtë gjë. Shumca e grave e falin tradhtinë, e konsiderojnë si një lloj prove, me idenë që të gjithë burrat e bëjnë. Nuk mund të lejohet kjo.