Kategoria Superiore mbylli javën e 11-të me dy takimet e fundit që u luajtën këtë të diel.
Partizani arriti të përmbyste në mënyrë spektakolare Teutën 2-3, edhe pse u detyrua që një pjesë loje ta luante me 10 lojtarë, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve po aq sa Bylisi.
Në takimin tjetër, Elbasani mundi 1-0 Egnatian, me verdheblutë që iu bashkuan në krye të renditjes Vllazninsë me 23 pikë.