Ndryshe Pardon My French

Rikthehen “Ndryshe” dhe “Pardon My French” me sezonin e ri në TAR, plot surpriza dhe të qeshura!

Top Albania Radio ka mbledhur gjithë energjitë për t’u rikthyer me një sezon të ri plot risi dhe surpriza. Këtë javë, rikthehen dy nga emisionet tuaja të preferuara të pasdites, “Ndryshe” dhe “Pardon My French”. Me të qeshura, zbavitje, intervista ekskluzive e shumë të reja…

Ndryshe

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj. “Ndryshe”, çdo të martë, ora 18:00!

 

Pardon My French

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Lei Kraja, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. “Pardon My French” çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive.