Rajoni

Rikthehen tensionet Turqi-Greqi në Egje

Sërish tensione në Egje mes Turqisë dhe Greqisë. Raportohet se anija tregtare turke “Karmate” përplasi luftaraken greke “Armatolos”, që shërben në kuadër të misioneve të NATO-s. Marina në Greqi njofton se mjeti lundrues turk u largua menjëherë drejt Turqisë. Episodi i cili konsiderohet serioz, shënohet pak ditë pas vizitës zyrtare që Kryeministrit Aleksis Cipras zhvilloi në ishullin Mitilini, pranë zonës detare të incidentit.