Sport

Rikthehet Superiorja, këto janë ndeshjet e javës së 19-të!

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 19-të.

Tre takime do të luhen më 14 janar. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylis do të presë Tiranën në orën 13:30.

Në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia – Egnatia, ndërsa në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të përballet me Flamurtarin.

Të enjten janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, do të luhet ndeshja Partizani – FK Vora.

LEXO EDHE: Kristjan Asllani larg Torinos? Presidenti Cairo nuk çbilancohet: “Ka cilësi të jashtëzakonshme, të shohim çfarë do të ndodhë në janar”!

Java e 19-të do të mbyllet me takimin Teuta – Dinamo City, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00.

Abissnet Superiore, java 19

14.01.2026

Bylis – Tirana  13:30
Vllaznia – Egnatia  17:00
AF Elbasani – Flamurtari 17:00

15.01.2026

Partizani – FK Vora  13:30
Teuta – Dinamo City  17:00

LEXO EDHE: “Ekstremet” e Tiranës/ Bardheblutë të fundit në tabelën e renditjes, por të parët për afrimet në ekip!