Aktori britanik Riz Ahmed ka zbuluar se është shtruar në spital gjatë xhirimeve të filmit “Rogue One: A Star Wars Story”.
Në një intervistë për podkastin “Podcrushed”, 42-vjeçari tregoi se asokohe u përball me një sëmundje “intensive dhe të zgjatur”, që e detyroi të ndërpriste punën dhe të fokusohej te rikuperimi.
Trupi im thjesht më la në baltë. Isha i rraskapitur dhe u detyrova të shtrohesha në spital. Ishte shumë frikshme dhe mendova nëse do të rifitoja ndonjëherë jetën time
-tha Ahmed, duke e përshkruar përvojën si të mbushur me frikë, por edhe me një ndjenjë pranimi dhe mirënjohjeje.
Aktori shtoi se kjo periudhë e errët e ndihmoi të lidhej më thellë me rolin e tij në filmin “Sound of Metal” (2019), ku interpreton një baterist që humbet dëgjimin.
Kur lexova skenarin, e ndjeva menjëherë – e dija se kjo ishte një histori që duhej ta tregoja