Botë e Çuditshme

Sa një kokërr orizi, prezantohet shishja më e vogël e birrës në botë!

Carlsberg ka prezantuar shishen më të vogël të birrës në botë, vetëm 12 mm të gjatë, sa një kokërr orizi. Ajo mban vetëm një pikë birrë pa alkool, me etiketë dhe kapak të vogël. Fushata synon të promovojë konsum të moderuar dhe të përgjegjshëm të alkoolit. “Është aq e vogël sa mezi e sheh dhe pikërisht kjo është ideja,” tha përfaqësuesi i Carlsberg Sweden.

Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë; birrën dhe verën. Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira. Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit. Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

Si fillim, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi. Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike. Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit. Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë. Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit.

Imagjinoni sikur dëshironi të shijoni një birrë të ftohtë me akull, hapni frigoriferin, nxirrni një kapsulë, derdhni lëngun në një gotë, shtoni ujë dhe bëjeni të gazuar me një karbonat. Ky është inovacioni i zhvilluar nga një grup studiuesish nga Universiteti i La Sabanës në Kolumbi dhe Universiteti Politeknik i Katalonjës në Spanjë. Zhvilluesit sigurojnë që shija dhe përmbajtja e alkoolit të birrës në kapsulë ruhen dhe sipas tyre shija përmirësohet.