Bylisi ka mundur Elbasanin në sfidën e javës së 17-të me rezultatin 3-2.
Takimi i luajtur në “Adush Muça” të Ballshit foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Mustapha në minutën e 44’.
Ishte sërish sulmuesi nga Nigeria i cili dyfishoi shifrat tre minuta pas startit të pjesës së dytë. Në minutën e 52’, Loukili rihapi takimin, por pas tre minutash, Mustapha kompletoi tripletën personale.
Në minutën e 69’, Blaise Tsague shënoi golin e dytë për verdheblutë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.
Kështu Elbasani humbet shansin për të rimarrë vendin e parë, ndërsa Bylisi largohet nga zona play out.
BYLIS 3-2 AF ELBASANI
Mustapha 44’, 48’, 55’ / Loukili 52’, Blaise Tsague 69’
LEXO EDHE: Egnatia mposht Partizanin me 10 lojtarë, Dinamo përmbys Vorën!
Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në derbin e Shqipërisë me rezultatin 1-1.
Sfida e javës së 17-të të Superiores nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh me Rafa Freitas në minutën e 5’ me anë të një penalltie.
Në minutën e 26’, ishte Bekim Balaj që riktheu baraspeshën, po ashtu me penallti.
Në fundin e pjesës së parë, kuqeblutë kishin sërish shansin për të kaluar në avantazh me një tjetër penallti, por kësaj radhe Balaj gaboi.
Kështu Tirana vijon të jetë në vendin e fundit me 9 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në 6 ndeshje pa fitore.
TIRANA 1-1 VLLAZNIA
Rafa Freitas (P) 5’ / Balaj (P) 26’