Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi.
Prej disa javësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u trajtua në një spital në Francë, e më pas u soll sërish në Shqipëri, në QSUT.
Një ditë më parë bashkëshortja tha se se gjendja e aktorit kishte marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.
“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha,na keni falur lehtësi dhe kurajo në betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkroi nje dite me pare gruaja e aktorit.