Në finalen e Parisit nuk kishte shumë histori dhe Jannik Sinner ju gëzua një suksesi të dyfishtë, duke ngritur lart trofeun e kampionit, por dhe rikthimin në krye të piramidës botërore të tenisit.
Italiani mposhti pa vështirësi kundërshtarin e tij Auger-Aliassime, i cili largohet po ashtu me kokën lart nga Paris Masters. Sinner ishte agresiv në setin e parë, duke mos i lënë shumë mundësi kundërshtarit dhe e fitoi 4-6.
Në setin tjetër shpërdoroi mundësitë për ta mbyllur shpejt duelin, duke i dhënë mundësi reagimi kanadezit, që i shfrytëzoi mjaft mirë. Pavarësisht kësaj situate Sinner ia doli që në ‘tie break’ të jetë i saktë dhe vendosë fatet e këtij ballafaqimi, duke fituar setin e dytë 6-7 dhe përballjen në total 2-0. Një ndeshje argëtuese për të pranishmit, të cilët nuk u zhgënjyen nga Sinner që rrëmben një tjetër, trofe, i pesti për këtë vit.
Në karrierën e tij numëron plot 23 tituj, të fituar në kompeticione të ndryshme madhore. Krahas triumfit në tapet, Sinner i gëzohet dhe rikthimit si i pari në renditjen botërore, duke lënë pas Carlos Alcaraz.