Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana”, Vlerë Gjakova tregoi më tepër për rolin e saj si autore e “Trotuar” në “E Diell”, komentoi “BBV4” e shumë të tjera.
Mendoj që mentaliteti shqiptar në Shqipëri ka evoluar. Ka një rrugëtim tepër të gjatë për të dalë nga mendësia patriarkale. Edhe me rastin e vrasjeve këtu e në Kosovë e shohim që mentaliteti vazhdon. Kemi një dhunë të shprehur në rrjete sociale.
Lidhur me deklaratën e Spartak Ngjela, se femra pasi është shtrenguar për përdhunim, i dorëzohet kënaqësisë, Vlerë u shpreh:
Është e dhimbshme të dëgjoj diçka të tillë nga Spartak Ngjela për dhunën seksuale, përdhunimin. Mendoj që është skandaloze si deklaratë, të dalë ta tërheqë mbrapsht ose të japë fakte konkrekte nga gra të dhunuara që kanë thënë diçka të tillë. Kur fillon dhuna seksuale, truri yt nuk prodhon kënaqësi. Është një skandal të thuhet nga ai, përfundon që kemi një mendësi patriarkale, që edhe kur një gjë kaq e dhimbshme ndodh ndaj një gruaje, sillet patriarkati i modernizuar.