Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë reaguar ndaj lajmit të vrasjes tragjike të çiftit izraelit në Uashington DC.
“Antisemitizmi është një e keqe që duhet ta zhdukim kudo që shfaqet”, shkroi Starmer në X.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu postoi në lidhje me “sulmin antisemitist”, duke u shprehur ngushëllime familjeve dhe të dashurve të viktimave.
Kujtojmë se, një ministër izraelit akuzoi udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për “inkurajimin e forcave të terroriste” pasi të tre vendet kërcënuan me “veprime konkrete” kundër Izraelit nëse ai vazhdon operacionet e tij ushtarake “të shëmtuara” në Gaza.
Dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Izraelit – një çift i ri që do të fejohej së shpejti – janë vrarë nga një sulmues i vetëm, teksa ata po largoheshin nga një ngjarje e zhvilluar në Muzeun Hebraik në Uashington, në natën e së mërkurës.
Një i dyshuar për vrasjet tashmë është arrestuar, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.
Dy viktimat janë qëlluar dhe janë vrarë në një pjesë të qendrës së Uashingtonit, e cila ndodhet vetëm 2 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters