Mijëra banorë në Zelandën e Re kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive të forta që përfshinë pjesën më të madhe të vendit, një ditë pas kalimit të një sistemi me presion të ulët që solli përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Sipas kompanisë së energjisë “Powerco”, më shumë se 3,000 ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar sot, ndërsa stuhitë goditën veçanërisht rajonet qendrore të vendit me rreth 5.3 milionë banorë.
Prej zonave më të prekura është edhe kryeqyteti Wellington, ku reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje të shërbimeve.
Rreth 200 fluturime për në dhe nga kryeqyteti i Zelandës së Re u anuluan për shkak të motit të keq.
Autoritetet lokale po punojnë për rikthimin gradual të furnizimit me energji dhe po monitorojnë situatën për rrezikun e mëtejshëm nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa parashikimet meteorologjike paralajmërojnë kushte ende të paqëndrueshme në disa zona.Rreth 200 fluturime për në dhe nga kryeqyteti i Zelandës së Re u anuluan të premten për shkak të motit të keq.