E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
A është Gjesti banor i fortë, duke nxjerrë të tjerët nga shtëpia me zarfa të zinj?
Mbështetësit e tij janë shumë më të egër tani se kur ishte tek “Big Brother”-i tjetër. Nëse do të ishte kaq lojtar i mrë nuk do e nxirnin. Luan, ka energji, por nuk më duket ndonjë strateg i madh. Problemi është që këta lojtarët e tjerë ndihen të lodhur nga loja dhe nga sjelljet e tij. Edhe loja duhet të ketë limite. Ta çosh tjetrin në limite duke ia ditur karakterin, nuk është e ndershme.
Në jetën e përditshme nuk ta bën njeri këtë që i bëri Gjesti G-Banit. Gjesti është një djalë që bën humor dhe i shkathët, por nuk besoj se jashtë i çon të tjerët në limite. G-Bani është parë që është agresiv. Jozi gjithashtu. Nuk i ka nxjerrë Gjesti ata, i ka nxjerrë vetja e vet.
Si e komenton raportin e Eglit dhe Gjestit?
Gjesti po luan. Edhe Egli nuk do kishte arritur deri këtu pa Gjestin, por ajo ka ndjenja. I është përkushtuar “Big Brother”-it vetëm me Gjestin. I ka thënë atij që po dole ti, do dal edhe unë. Ajo nuk ka asnjë motiv të qëndrojë në lojë. Nuk është më lojtare. Gjestit i duhet ajo në lojë. Ajo shkrihet kur ai e prek pak.
Cilët janë sipas teje banorët më të fortë brenda shtëpisë?
Rozana, Gerti, Laerti – edhe pse nuk është shquar për ndonjë gjë kushedi, Gjesti po padisuktim që do jetë në finale. Edhe Aldo nuk është se është pa brumë. Rozana është një femër që ia ka dalë në jetë vetë. Ka shumë humor jashtë, por nuk po e tregon aty brenda. Përballet, i shkon debatit deri në fund. Për mua nuk i është dashur Livia që ta mbante aq afër. Gerta më duket më e fortë se e motra, Olta. E kam ndjekur Oltën, ka gabuar në gjëra të pafalshme. Gerta nuk e bën atë. Luan shumë, është lojtare e fortë. Laerti është katalizatori, më pëlqen që nuk e ka përdorur historinë me Valbonën. Më pëlqen dhe Danja dhe historia e saj familjare. Por tek ajo brishtësia futet një gocë e fortë, është më e egër se aq. Më pëlqeu dhe në raportin me G-Banin.