Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
TikTok Reposts
Nëse ke plot video reposted në TikTok dhe do t’i fshish, por s’të mban dora me i heq një nga një, më dëgjo mirë: tani ka një zgjidhje që e bën gjthcka vetë — pa stres, pa klikime, pa asnjë “uff” të madh.
Quhet TikTok All Reposted Videos Remover — është një Chrome extension që bën të gjithë punën për ty, si asistent personal i TikTok-ut. Sapo shtyp “Start”, ai hap një faqe të re TikToku, hyn në profilin tënd (nëse s’je loguar, ta kërkon vetë), dhe nis magjinë. Kalon te tab-i i Repost-eve, hap çdo video një e nga një, bën “click” për ta fshirë dhe kalon te tjetra. Dhe ndërkohë ti… mund të hash një sanduiç.
E gjitha ndodh automatikisht, me pauza të vogla mes veprimeve (rreth 2–3 sekonda) që sistemi të mos e kapë si bot. Kur mbaron, mjafton ta rifreskosh faqen e Repost-eve dhe — puff! — ato zhduken sikur s’kanë ekzistuar kurrë.
Nëse TikToku e tepron dhe të bllokon përkohësisht, extension-i ndalon vetë. Thjesht prit një orë dhe rifillon ku e la. S’ka asnjë risk për llogarinë tënde, sepse çdo gjë bëhet si klikim normal njerëzor, vetëm që është… më i duruar se ti.
Në fund, ky extension është shpëtim për ata që kanë bërë 500 repost-e gjatë netëve pa gjumë dhe tani s’duan t’i fshijnë me dorë si të ndëshkuar.
Pra, nëse do profilin tënd të pastër, pa kokëçarje të kota, instalo këtë extension dhe leje të bëjë punën e rëndë për ty.