Aktualitet Bota

Trump nënshkruan urdhrin, ndalon ndryshimin e gjinisë për moshat nën 19 vjeç!

Presdienti amerikan Donald Trump, me një seri veprimesh të forta që pasuan rikthimin e tij në pushtet, ka vazhduar të ndërmarrë masa drastike. Së fundmi, Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që kufizon mundësinë e tranzicionit gjinor për të rinjtë nën moshën 19 vjeç.

“Në të gjithë vendin sot, mjekët po gjymtojnë dhe sterilizojnë një numër në rritje fëmijësh, ndërkohë që ndërhyrje të tilla të pakthyeshme mjekësore, normalisht janë të rezervuara për të rriturit. Kjo prirje e rrezikshme do të mbetet një njollë në historinë e kombit tonë dhe duhet të ndalet”, tha presidenti amerikan.

Prandaj, është politika e Shteteve të Bashkuara që të mos financojë, sponsorizojë, promovojë, ndihmojë ose mbështesë të ashtuquajturin “kalim” të një fëmije nga një gjini në tjetrën, dhe të zbatojë rreptësisht të gjitha ligjet që ndalojnë ose kufizojnë këto procedura shkatërruese duke ndryshuar atyre jetën”, shtoi Trump.

Masa do të zbatohet edhe për terapitë hormonale dhe bllokuesit e pubertetit, teksa i dikton agjencive  federale që t’i japin fund financimit për institucionet, të cilat ofrojnë terapi të tilla, si dhe heqjen e trajtimeve nga mbulimi i sigurimit shëndetësor për anëtarët e Forcave të Armatosura dhe për familjet e tyre.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen.