Aktualitet

U godit me sende të forta, një 21-vjeçare përfundon në spital në Tiranë!

Një Tiranë, një 21-vjeçare u paraqit në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte goditur me sende të forta në rrugën “Gjon Buzuku” nga një shtetas i identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.