Aktualitet

Hakmarrje mes grupeve kriminale, 3 viktima në një atentat mafioz në Fushë Krujë; makina u qëllua me 60 plumba

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak çaste më parë. Mësohet se tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjeti që për pasojë ka marrë flakë.

Të gjithë personat në makinë dyshohet se kanë humbur jetën.

Një prej viktimave ka mundur të dalë nga makina tip ‘Volkswagen’ që pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi u përfshi nga flakët. Por është ndjekur nga atentatorët duke e qëlluar për vdekje. Pak çaste më vonë viktima një banor i Fushë Kuqes dyshohet se ka ndërruar jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

Nga targat e mjetit rezulton se është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Lajm në përditësim…