BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Showbiz

BBV Live nga Shtëpia/ “Qahen me shoqe e traumatizohen nga mbyllja në banjo…”, Egla Ceno: Publiku e di…

Ka nisur Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri.

Në këtë pjesë, Roza Lati është moderatorja dhe të ftuarit e rubrikës “Suki Suki spec djegës” që Roza ka vendosur janë, Jul Deda, Julja dhe Egla . Drejt e në temë, Roza e ka nisur me një pyetje pak djegëse për të ftuarit.

Roza: Secili nga ju të japi shembull konkret ku është parë “viktimizimi” në shtëpi?

Egla: Nuk mund të prek situatë kaq të sipërfaqshme siç bëri Juli, Nuk jap emra konkret, publiku e di. Jam e traumatizuar nga mbyllja në banjo… publiku e di, nuk preferoj të jap emra konkretë.

Roza: E ka për fjalën për Françeskën dhe Sarën…

Egla: Nuk jap emra konkretë… qahen me shoqe se thonë unë kam traumë se më kanë bullizuar kur kam qenë në kopshtin nr.5 e në gjimnaz.

Roza: Bëhet fjalë për Françeskën..

Egla: Më respekto, nuk dua të jap emra konkretë. Për mua ky është viktimizimi në këtë shtëpi.