Politikë

“Bëmë rrugën Shkodër-Velipojë dhe të Thethit”/ Rama në Shirokë: Nuk e bënë ata që kanë marrë votat

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën e tij përpara zgjedhjeve të 14 majit në Shirokë të qytetit të Shkodrës.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara qytetarëve, ai raportoi një nga problemet, e cila lidhet me pastërtinë e qytetit.

Njëkohësisht Rama tregoi investimet që kanë bërë në infrastrukturën e qytetit.

“E bëmë rrugën Shkodër-Velipojë, bëmë rrugën e Thethit. Ne e bëmë, nuk e bënë ata që kur kishin mundësi ta bënin që pasi morën votat e këtij mileti këtu, vota që ne si kemi marrë kurrë nga ky popull këtu. Rruga sot ka shkuar në Theth, deri lart dhe ka një destinacion që është Boga.

Mund të ma shpjegoni, është i njëjti popull, pse Boga është e pastër, e Thethi është pis? Këtu nuk ka as varka, që njerëzit të bëjnë shëtitje. Duhet të vijmë ne nga Tiranë të sjellim varkat?! Duhet të vijmë ne nga Tirana që të pastrojmë vendin?! Ishte vendi gjithë mbeturina”, tha ai.

Një nga prioritetet kryesore të diskutimit gjatë takimit të Ramës ishte për pagat e punonjësve. Njëkohësisht ai dëgjoi disa nga banorët vendas, të cilët kanë krijuar bizneset e tyre në atë zonë.