Celebrities Gossip Showbiz

Beniada nuk i shqipton mirë emrin, reagon Butrint Imeri!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, përpos këtyre nuk mungojnë as momentet plot humor që na falin banorët.

Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada. Bukuroshja shpesh has vështirësi në të folur, kjo pasi ajo është rritur në Itali dhe edhe pse nuk e ka harruar gjuhën e saj, theksi italian gjithmonë e pengon paksa.

Mirëpo, ngatërresat e saj shpesh na falin shumë të qeshura dhe kështu ka ndodhur dhe së fundmi. Teksa ishte duke thënë emrin e këngëtarit të preferuar të saj shqiptar, i cili është Butrint Imeri, ajo e ngatërroi disa herë emrin e tij.

Kjo gjë ka rënë në syrin e artistit, pasi çdo gjë që bëhet në “Big Brother” merret vesh nga të gjithë dhe ka reaguar me anë të dy Instastory-ve. Teksa në njërën ka shkruajtur emrat që Beniada i ngatërroi, tek tjetra ka vendosur dy emoji, një fytyrë të qeshur dhe një zemër.

Rikujtojmë se, sonte është spektakli i “Big Brother” dhe një nga banorët që janë në nominim do ta lë përfundimisht shtëpinë duke humbur përgjithmonë garën për çmimin e madh. Të nominuarit janë, Meridiani, Sabiani dhe Antonela.