Bota

Boris Johnson mban fjalimin e fundit si kryeministër i Britanisë: Hasta la vista, baby!

“Hasta la vista, baby! Thank you”, këto ishin fjalët e fundit të Boris Johnson si kryeministër në dhomën e parlamentarëve britanikë.

Johnson tha se ai do të përdorë javët e tij të fundit në detyrë për të “përparuar në axhendën për të cilën ata u zgjodhën në 2019.

“Ne kemi ndihmuar, unë kam ndihmuar që ky vend të kalojë një pandemi dhe kam ndihmuar në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbaria. Dhe sinqerisht, kjo është e mjaftueshme për të vazhduar me tej. Misioni u krye. Dua të falënderoj të gjithë stafin e mrekullueshëm të Dhomës së Komunave, dua të falënderoj të gjithë miqtë dhe kolegët e mi, faleminderit të gjithëve”, tha Boris Johnson.

Në ndërkohë, deputetët konservatorë kanë nisur votimin për të zgjedhur dy kandidatët përfundimtarë që konkurrojnë për ta zëvendësuar Boris Johnson.

Vetëm dy javë më parë, disa nga ata ministra e deputetë që duartrokisnin dhanë dorëheqjen nga qeveria e tij, kritikuan udhëheqjen e tij dhe kërkuan që ai të largohej.

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të vendoset kur parlamenti të kthehet nga pushimi veror më 5 shtator