Bota

Gara për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar, Rishi Sunak favoriti mes 6 kandidatëve!

Gjashtë kandidatë kanë mbetur në garë për të zëvendësuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pas raundit të parë të votimit, teksa ministri i financave Nadhim Zahawi dhe ish-ministri i jashtëm Jeremy Hunt u eliminuan.

Garën tani e kryeson i dorëhequri si ministër i financave Rishi Sunak, me 88 vota. Pas tij vijnë Penny Mordaunt me 67 vota dhe Liz Truss siguron 50 vota

Tani në garë janë vetëm 6 kandidatë . “Unë do të largohem së shpejti me kokën lart,” tha Johnson në seancën e tij të parafundit të Pyetjeve në Dhomën e Komunave, pas një kolapsi spektakolar të kabinetit javën e kaluar.

Raundet e reja të votimit do të zhvillohen të enjten dhe, nëse është e nevojshme, edhe javën e ardhshme derisa të mbeten vetëm dy kandidatë, me një pasues të Johnson që pritet të zgjidhet deri më 5 shtator.

Pak nga pretendentët kanë një profil të lartë publik. Ish-shefi i Thesarit Rishi Sunak është i preferuari dhe ka numrin më të madh të mbështetësve të deklaruar, i ndjekur nga Sekretarja e Jashtme Liz Truss dhe Ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt.

Megjithatë, një  sondazh i ri i kryer nga YouGov pyeti qindra anëtarë të Partisë Konservatore se kush do të ishte zgjedhja e tyre numër një për kryeministër, dhe në çdo skenar Penny Mordaunt doli në krye.

Sondazhi tregon gjithashtu se kandidati i supozuar i preferuar Rishi Sunak i paaftë për të mposhtur pretendentët e mbetur ende në garë .