Celebrities Showbiz

“Buzëqumësht!”/Debat i ashpër mes Eglës dhe Romeos, shkak bëhet…

Mbrëmjen e djeshme pak pasi ka mbaruar spektakli live i “Big Brother VIP”, një debat i ashpër ka ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egla dhe Romeo kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë zgjedhja e tre banorëve nga ana e këtij të fundit për të shpëtuar nga nominimi.

Si lider i shtëpisë, Romeo kishte të drejtë të bënte imunë edhe tre banorë të tjerë dhe ai zgjidhi Heidin, Lidin dhe Eglën. Por mesa duket Eglës i ka mbetur qejfi se pse banori tha emrin e Lidit para emrit të saj. Ndërkohë në mes të këtij debati ka hyrë dhe Meritoni, i cili i ka akuzuar ata se ky debat është thjesht aktrim, duke marrë parasysh që Egla dhe Romeo kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin që pas rifutjes së saj në shtëpi.

Egla: Nuk të ankohem unë ty mo, o buzëqumësht! Unë po të komunikoj.

Romeo: Thjesht po prisja të ktheheshe edhe u ktheve në mënyrën më të shëmtuar!

Meriton: Pse po aktroni, a mund ta di?

Romeo: Të lutem më lër të flas, ta kërkoj si ndjesë.

Meritoni: Edhe unë po të kërkoj ndjesë.

Romeo: A të shpëtova zemra, ça do më?

Egla: Kur?

Romeo: Ti do thjesht të kapesh.

Egla: Kur? Pas kujt?

Romeo: Do thjesht të kapësh, siç e ke bërë edhe Prime-n e kaluar.

Egla: Më përgjigjesh dot?

Romeo: Pas kujt? A të zgjodha?

Egla: T’u kujtua emri.

Romeo: Seriozisht e ke? Ti do thjesht të kapesh.

Egla: Atëherë je një çun i keq, shumë i keq, edhe për këtë që po bën.